×
  • Lajme
  • Lajme / Marrëveshja

    Gjermania së shpejti me atashe rezident në Kosovë për avancimin e FSK-së me standardet e NATO-s

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 14:51

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Gjermania shumë shpejt do të emërojë atashe rezident në Kosovë, me synimin avancimin e FSK-së në nivelin e standardeve të NATO-s.

    Këtë deklaratë Maqedonci e ka dhënë sot në ceremoninë e pranim-dorëzimit të automjeteve që Gjermania i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të njëjtën e ka konfirmuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ministri i Mbrojtjes tha se marrëveshja për këtë do të nënshkruhet së shpejti.

    “Së shpejti do të nënshkruajmë Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet dy shteteve, dhe Gjermania do të emëroj Atashe Rezident në Kosovë, me synim avancimin e ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-s, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë”, ka deklaruar Maqedonci.

    Ndërkohë, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se përmes Atasheut ushtarak do të kenë përfaqësim të përhershëm në Kosovë.

    “Dua të ritheksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë të shkëlqyeshme dhe kemi një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, posaçërisht në fushën e sigurisë. Së shpejti ne do të nënshkruajmë një MoU (Memorandum të Mirëkuptimit) dhe përmes Zv Atasheut ushtarak të Gjermanisë do të kemi përfaqësim të përhershëm në Kosovë”, ka deklaruar Rohde.

    Në kazermën “Adem Jashari” sot është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me automjete ushtarake nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Ministri Maqedonci tha se bëhet fjalë për kamionë suhtarkë në vlerë prej 2.7 milonë euro. Ai tha se ky donacion do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve ushtarake e logjistike të FSK-së. Maqedonci shtoi se Gjermani ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të FSK-së.

    2.7 milionë euro që pranuam sot janë në vargun e donacioneve prej 3 milionë e 500 mijë euro që pranuam vitin e kaluar nga Republika e Gjermanisë. Mbështetja me automjete ushtarake për FSK-në është vetëm një nga fushat ku Gjermani kontribuon ndjeshëm për mbrojtjen dhe për sigurinë e vendit tonë. Falënderoj ambasadorin gjerman për kontributin dhe mbështetjen e pakursyer”, tha Maqedonci.

    Në muajin mars të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes ka blerë nga buxheti i vet 10 kamion të markës ‘Rheinmetall MAN’, të njëjtë me këta që u dhuruan sot nga Republika Federale e Gjermanisë

    FSK pranon automjetet ushtarake nga Gjermania, vlera 2.7 milionë euro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!