Partia e Shpend Ahmetit nuk do ta nënshkruajë Paktin Kundër Korrupsionit, të iniciuar nga Kadri Veseli.
Pavarësisht se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në vend që të nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit, Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit, nuk do ta nënshkruajë një dokument të tillë.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë për lajmi.net, se asgjë që propozohet nga PDK-ja.
“PDK duhet të shkoj në opozitë. I ka bërë mjaft dëme vendit. Sigurisht që nuk do të nënshkruajmë asgjë qe propozohet nga PDK. Qytetarët do të vendosin me votë se kush do ti përfaqësoj”, ka deklaruar Kuçi.
Theksojmë se gjatë ditës së sotme në një konferencë për medie, Veseli u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që ta nënshkruajnë këtë pakt, me qëllim që siç tha ai, lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit të mos mbetet vetëm në letër por të kthehet në vepra.
Veseli po ashtu është zotuar se këtë pakt personalisht do t’ua dërgojë të gjithë krerëve politik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.