×
  • Lajme
  • Botë / Vrasjet

    Vdiq OJ Simpson, i njohur për gjykimin më të famshëm në Amerikën e shekullit 20

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 17:32

    OJ Simpson, ish-ragbisti amerikan, i cili ishte liruar nga burgu për vrasje të dyfishtë, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, raporton BBC.

    Orenthal James Simpson u bë i njohur si ragbist kolegji, para se të luante në NFL.

    Në vitin 1995, ai u gjykua për vrasjen e ish-bashkëshortes Nicole Brown dhe shokut të saj. Procesi gjyqësor tronditi Amerikën.

    Në vitin 2008, ai u dënua me 33 vjet burgim për akuzat për plaçkitje të armatosur. Ai u lirua në vitin 2017.

    Familja ka deklaruar se ai ka vdekur nga sëmundja e kancerit.

    Deri në vitin 1994 njihej si atlet profesionist dhe aktor i shumë reklamave për kompanitë amerikane. Mirëpo ishte arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Brown dhe Ron Goldman.

    Gjykimi i tij ishte njëri prej më të famshmëve në Amerikën e shekullit 20. Prokurorët kanë argumentuar se Simpson e vrau Brown për xhelozi. Provat e paraqitura në gjykatë përmbanin gjak dhe flokë që e lidhnin Simpsonin me vrasjet. Mbrojtja kishte insistuar se Simpson ishte mashtruar nga policia që ishte e motivuar nga racizmi.

    Lirimi i tij ishte shumë kundërthënës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!