×
  • Sport
  • Sport / Pasardhësi i Kloppit

    Amorim mohon se ka marrëveshje me Liverpoolin

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 19:49

    Menaxheri i Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim ka mohuar raportimet se ka arritur marrëveshje për t’u bërë kryetrajner i Liverpoolit.

    Në javët e fundit është raportuar se Amorim ka marrëveshje verbale që të bëhet menaxher i Liverpoolit për sezonin e ri.

    Liverpooli besohet se i ka ofruar kontratë trevjeçare teksa ka bindur me punën e tij te klubi portugez në katër vjetët e fundit.

    “Kjo është hera e fundit që do të flasë për të ardhmen time. Nuk ka as intervistë, lëre më marrëveshje. Unë dua që të bëhemi kampion me Sportingun, asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Amorim në konferencën për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!