×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e paparalajmëruar

    Emisari gjerman në Kosovë, takon Osmanin, Kurtin, Listën Serbe dhe shoqërinë civile

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 20:40

    Emisari gjerman Manuel Sarrazin ka publikuar disa fotografi nga takimet me Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, përfaqësues të Listës Serbe dhe të shoqërisë civile.

    Vizita e Sarrazinit nuk ishte paralajmëruar, por as institucionet e Kosovës nuk kanë njoftuar për vizitën e emisarit gjerman, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Takimet me drejtuesit e institucioneve, partitë dhe shoqrinë civile ai i ka quajtur të rëndësishme.

    “Takime të rëndësishme në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, Listën Srpska dhe anëtarë të shoqërisë civile”, ka shkruar Sarrazin.

    Postimi i tij i plotë:

    Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, kishte qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë më 21 mars, përcjell Reporteri.net.

    Ai është takuar në rezidencën e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Në takim siç ka bërë të ditur ambasadori gjerman ishte folur për rrugën përpara sa i përket Procesit të Berlini dhe gjithashtu edhe për çështjet aktuale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!