Një mjet shpërthyes është gjetur këtë mëngjes në Mitrovicën e Veriut.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Branislav Radoviq, transmeton Reporteri.net.
Policia ka njoftuar se mjeti i dyshimtë u gjet në një ndërtesë që është në ndërtim e sipër, në rrugën Anke Spajiq..
Ekipi special për shkatërrimin e pajisjeve eksplozive ka arritur në vendngjarje dhe pritet që mjeti shpërthyes të largohet gjatë ditës.
Portali KoSSev shkruan se asti është regjistruar në orën 7 e 44 të mëngjesit të sotëm. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.