×
  • Lajme
  • Lajme

    Gent Begolli sot aderon në AKR

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 14:04

    Ish-anëtari i AAK-së, Gent Begolli, gjatë ditës së sotme pritet të aderojë në Aleancën Kosova e Re (AKR).


    Ekonomia Online mëson se Begolli do të prezantohet sonte në tubimin që Aleanca Kosova e Re (AKR) mban me qytetarë dhe anëtarë të partisë.

    Në tubimin që mbahet nga ora 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, AKR-së do t’i bashkëngjiten dhe dhjetëra të rinj.

    Në partinë e Pacollit nuk e kanë konfirmuar, por as mohuar, se Begolli sonte do t’iu bashkëngjitet radhëve të saj.

    Begolli ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës nga radhët e AAK-së, si dhe kryeshef ekzekutiv ne PTK, nga ku dha dorëheqje për arsye të pasqaruara.

    Ai më herët ka qenë kryetar i të rinjve të AAK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!