×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 40 vjeçari nga Mitrovica, dyshohet se kreu grabitje

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 14:13

    Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, pas një hetimi intensiv, me datën 3 shtator 2019, ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘grabitje’.


    “Arrestimi i të dyshuarit N. B., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme dhe provave materiale të siguruara për përfshirje në veprën penale ‘grabitje’ të ndodhur me datën 24 qershor 2019, në Mitrovicë.

    Rrjedha hetimore ka rezultuar me domosdoshmërinë e realizimit të dy bastisjeve në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe janë sekuestruar prova materiale që i ishin grabitur viktimës. Në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar, identiteti i të cilit është i njohur për hetuesit policorë”, thuhet në njoftimin për media.

    Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!