Zyrtarët e partive politike në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohshme nacionale për të marrë ndonjë vote më shumë nuk po lënë vend pa vizituar.
Aq të “dashur” e pranë qytetarëve po tregohen saqë të preokupoheshin gjatë tërë mandatit, sigurisht se jeta e kosovarëve do të ndryshonte për të mirë.
Së fundmi ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili do jetë sërish në listen e kësaj partie për deputet ka vizituar edhe një mishtore, ndërsa me punëtorët e saj ja ngritur dy gishtat përpjetë, symbol i kësaj partie, shkruan Reporteri.net.
“Njerëz të ndershëm e punëtor, dëshirojnë një vend pune e jetese ku vlerësohen për atë që bëjnë. Të gjithë për ndryshimin e domosdoshëm, të gjithë për Kosovën europiane”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.