×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi e quan “veprim konkret” nismën e PDK-së kundër korrupsionit

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 14:24

    Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nisma e Kadri Veselit për Paktin kundër korrupsionit është ndër hapat konkret që Partia Demokratike e Kosovës është duke ndërmarrë kundër dukurive negative në institucionet e vendit.


    Krasniqi përmes një postimi në Facebook, është shprehur se qytetarët e Kosovës presin që të bëhen ndryshime të reja dhe standarde tjera në Qeverisje, shkruan lajmi.net.

    Sipas tij, PDK-ja veç ka nisur ta bëj një gjë të tillë, andaj ai u bën thirrje edhe subjekteve tjera që ta nënshkruajnë nismën e Veselit.

    Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

    Pakti Kundër Korrupsionit është vetëm një nga hapat konkret dhe shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, z. Kadri Veseli, po ndërmarrin në kauzën me të rëndësishme për vendin, në luftën kundër korrupsionit.

    Lufta kundër korrupsionit për ne nuk është një betejë me fjalë, por siç e kemi dëshmuar dhe po e dëshmojnë, një angazhim serioz dhe me veprime konkrete.

    Qytetarët tanë presin që të bëjmë ndryshime dhe të krijojmë standarde të reja etike në qeverisje. PDK tashmë po e bën këtë dhe presim që edhe subjektet e tjera të dëshmojnë të njëjtën gjë, duke nënshkruar këtë Pakt por edhe duke ndërmarrë veprimet që parasheh ky dokument.

    Kjo nismë e re e jona do të ofrojë para qytetarëve lista të pastërta për deputetë, qeverisje pa njerëz që kanë probleme ligjore sa i përket korrupsionit dhe nepotizmit, si dhe hapa të tjerë që do të ndikojnë në përmirësimin e qeverisjes në vend dhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!