×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gaza

    Shtëpia e Bardhë: Kërcënimi i Iranit ndaj Izraelit është real

    Reporteri
    12 Prill 2024 | 21:07

    Sulmi nga Irani ndaj Izraelit është kërcënim real dhe i besueshëm, ka deklaruar të premten Shtëpia e Bardhë teksa është shtuar frika për sulm të mundshëm nga Teherani, raporton BBC.

    Tensionet janë në pikun më të lartë në lidhje me mundësinë që Irani të hakmerret për sulmin ajror në të cilin mbetën të vrarë disa komandantë iranianë para dy javësh.

    Zyrtarët amerikanë i kanë thënë rrjetit CBS News, se një sulm i madh ndaj Izraelit mund të ndodhë.

    Izraeli ka deklaruar se është i gatshëm për çfarëdo sulmi, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Nuk mund të flasë për madhësinë apo formën se si do të duket sulmi”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. Mirëpo ai ka shtuar se kërcënimi iranian është i dukshëm dhe se Washingtoni është duke e monitoruar me shumë kujdes.

    “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me kolegët izraelitë që të sigurohemi se ata mund të mbrojnë veten ndaj këtyre sulmeve”, ka shtuar ai.

    Irani përkrah Hamasin dhe disa grupe të tjera në rajon, përfshirë Hezbollahun në Liban.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!