×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Dalin pamjet e polices së vetme që vrau sulmuesin në Sidnej

    Reporteri
    13 Prill 2024 | 12:50

    Janë publikuar pamjet e polices së vetme që vrau sulmuesin në Sidnej.

    Në rrjet po qarkullojnë dhjetëra video në rrjete sociale ku shihet një police pranë të dyshuarit të shtrirë në dysheme, shkruan BBC.

    Si pasojë e sulmit, raporton “The Guardian”, gjashtë persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë sulmuesin, i cili është neutralizuar nga policia australiane.

    Disa persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Ndërsa në rrjete sociale po qarkullojnë video të shumta të filmuara nga dëshmitarët e rastit. Disa prej tyre shfaqin vizitorët të frikësuar, e disa tregojnë se si të tjerë u përpoqën t’i rezistonin sulmuesit.

    Pamjet ku shfaqet njëri nga vizitorët duke i dalë përpara sulmuesit për ta ndaluar të kryejë krime e kanë pushtuar internetin. Ky person nga shteti australian po konsiderohet hero pasi duke e bllokuar sulmuesin ka shpëtuar qindra jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!