Ministria libaneze e Punëve Publike dhe Transportit njoftoi të shtunën se hapësira ajrore e këtij vendi do të mbyllet përkohësisht për të gjithë avionët në hyrje, nisje dhe tranzit, pas zhvillimeve rajonale.
Ministria shtoi në një deklaratë se mbyllja është një masë paraprake dhe është efektive nga orë 1 e mëngjesit me orën lokale deri në orën 7 të mëngjesit të së dielës.
Ky vendim nënkupton ndërprerjen e plotë të operacioneve të navigimit ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit “Rafic Hariri”gjatë periudhës së specifikuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.