Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të takohet me udhëheqësit e G7 të dielën “për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të pacipë të Iranit”, sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, përcjell Reporteri.net.
“Ne do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me udhëheqësit e Izraelit”, thuhet në deklaratën e Biden.
“Dhe ndërsa nuk kemi parë sulme ndaj forcave apo objekteve tona sot, ne do të mbetemi vigjilentë ndaj të gjitha kërcënimeve dhe nuk do të hezitojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë.”
Asetet mbrojtëse të SHBA-së “ndihmuan Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat e ardhura”, thuhet në deklaratë.
Biden foli gjithashtu me kryeministrin izraelit Netanyahu pas sulmit të së shtunës “për të riafirmuar angazhimin e hekurt të Amerikës për sigurinë e Izraelit”.
I thashë se Izraeli demonstroi një kapacitet të jashtëzakonshëm për të mbrojtur dhe mposhtur edhe sulme të paprecedentë – duke u dërguar një mesazh të qartë armiqve të tij se ata nuk mund të kërcënojnë efektivisht sigurinë e Izraelit”, shkroi presidenti./CNN/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.