×
  • Lajme
  • Botë / Lindja e Mesme

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër

    Reporteri
    14 Prill 2024 | 8:52

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka dënuar ashpër sulmin e nisur nga Irani ndaj Izraelit, përcjell Reporteri.net.

    Ai bëri thirrje për ndëprerje të menjëherëshme të kësaj armiqësie.

    Gueterres në deklaratën e tij ka theksuar se bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër.

    Deklarata e tij e plotë:

    Dënoj fuqishëm përshkallëzimin serioz të përfaqësuar nga sulmi në shkallë të gjerë i nisur ndaj Izraelit nga Republika Islamike e Iranit këtë mbrëmje.

    Unë bëj thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të këtyre armiqësive.

    Jam thellësisht i alarmuar për rrezikun real të një përshkallëzimi shkatërrues në mbarë rajonin. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme.

    Unë e kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!