Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit, shkruan Reporteri.net.
Kreu i Qeverisë ka thënë se ky veprim i paprecedentë i Iranit përbën rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit.
Kryeministri Kurti ka thënë se tani bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme.
“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
I condemn Iran’s recent attack on Israel. This unprecedented act poses a severe risk of destabilizing the entire region. Now, more than ever, the world needs to prioritize ending hostilities and fostering lasting peace.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 14, 2024
Për sulmin e Iranit ndaj Izraelit ka reagur sot edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të cilët i kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet e sigurisë.
Në komunikatën e lëshuar për media ata kanë lënë edhe numra kontakti në rast të ndonjë nevoje të qytetarëve./Reporteri.net/
MPJD: Qytetarët e Kosovës në Izrael të ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet e sigurisë