Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak konfirmoi se avionët e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) rrëzuan “një numër të dronëve sulmues iranianë” të nisur gjatë natës drejt Izraelit, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.
“RAF dërgoi avionë shtesë në rajon si pjesë e operacioneve tona ekzistuese për të luftuar [ISIS] në Irak dhe Siri. Unë mund të konfirmoj se avionët tanë kanë rrëzuar një numër të dronëve sulmues iranianë,” tha Sunak në një video të ndarë me transmetuesit, të dielën.
Kryeministri tha se ai kishte kryesuar një takim urgjent të komitetit të menaxhimit të krizave të Mbretërisë së Bashkuar të premten për të rënë dakord për një plan veprimi në rast të një sulmi iranian.
Sunak përgëzoi suksesin e përgjigjes “të koordinuar ndërkombëtar” ndaj sulmit të Iranit, duke thënë se ai kishte arritur të shpëtonte jetë “jo vetëm në Izrael, por në vendet fqinje si Jordania”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.