Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit me dronë e raketa iraniane ndaj Izraelit, duke dënuar atë se çfarë ndodhi në orët e vona dje, shkruan Reproteri.net.
E para e shtetit përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se Kosova i bashkohet aleatëve tjerë për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit.
Tutje ajo ka thënë se ky përshkallëzim çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë.
“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit.
Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani në “X”.
Kosovo joins allies around the world in condemning Iran's attack against Israel.
This major escalation is leading to unprecedented instability in the region and beyond, with innocent lives bearing the brunt of its devastating toll.
Peace efforts must prevail.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 14, 2024
Lidhur me sulmin iranian ndaj Izraelit reagoi sot edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kreu i Qeverisë tha se ky sulm përbën rrezik të madh për destabilizimin e rajonit.
Kryeministri Kurti ka thënë se tani bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme.
“E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në platformën “X”./Reporteri.net/