×
  • Lajme
  • Botë / Lindja e Mesme

    Scholz dënon ashpër sulmin iranian ndaj Izraelit: I papranueshëm, Irani nuk duhet të vazhdojë në këtë rrugë

    Reporteri
    15 Prill 2024 | 11:41
    Foto: Getty Images

    Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka paralajmëruar Teheranin kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.

    Scholz tha se sulmi “është një përshkallëzim serioz i situatës dhe nuk është në asnjë mënyrë i pranueshëm, i kuptueshëm apo i tolerueshëm”.

    “Ne dënojmë fuqishëm sulmin iranian dhe paralajmërojmë kundër çdo përshkallëzimi të mëtejshëm. Irani nuk duhet të vazhdojë në këtë rrugë. Në të njëjtën kohë, është absolutisht e qartë për ne se ne qëndrojmë në solidaritet me Izraelin, i cili ka çdo të drejtë të mbrojë veten pas sulmit të tmerrshëm nga Hamasi ndaj qytetarëve izraelitë në tetor të vitit të kaluar”, tha ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!