Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka reaguar pas vrasjes në mëngjes në këtë komunë, ku një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, shkruan Reporteri.net.
Në reagimin e kësaj drejtorie, bëhet e ditur se e ndjera Gj.U për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gj.U. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gj. U prehshë në parajsë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari lidhur me vrasjen, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se është bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi.
Në vendin e krimit siç konfirmoi policia është konfiskuar edhe një armë zjarri.
Viktima e sotme është gruaja e dytë e vrarë në më pak se një javë në Kosovë.
Të premten një 21-vjeçare mbeti e vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. I dyshuar në këtë rast është 36-vjeçari Valon Aliu, ish bashkëshorti i saj. /Reporteri.net/