Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për koalicionet paszgjedhore duke u shprehur për një koalicion të mundshëm me LDK-në e Isa Mustafës.
I pyetur se a mund të ketë koalicion paszgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Hoxhaj për T7 ka thënë se është shumë herët të flitet për koalicione të tilla.
Ai nuk e ka pohuar e as mohuar një koalicion të mundshëm me LDK’në.
“Çfarëdo që them tash është herët meqë mënyra e bërjes së koalicioneve deri tash ka qenë e re, çdo herë pas zgjedhjeve kemi pasë situatë të re. S’kemi menduar që koalicioni me LDK’në të përfundojë si ka përfunduar. Nuk dua ta paragjykoj koalicionin e ardhshëm, ndërtimi i tyre është matematikë e ndërlikuar të parashihet katër javë para zgjedhjeve”, tha Hoxhaj.
LDK është shprehur vazhdimisht kundër një koalicioni me partinë e Kadri Veselit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.