Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, i cili po merr pjesë në Forumin e Bled-it, tha se takimi me të dërguarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, ishte pozitiv dhe se shpreson që ky i fundit të luajë një rol pozitiv në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Daçiç u tha gazetarëve duhet të pritet kalimi nga Federica Mgogherini tek shefi i ri i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borel.
“Kjo hap mundësinë që dialogu të vazhdojë, por nuk është realiste të pritet që të ndodhë përpara formimit të një qeverie të re në Prishtinë. Shpresojmë që kjo qeveri do të jetë më konstruktive dhe pozitive dhe se do të heqë taksën në mënyrë që të hapet rruga për dialog të mëtejshëm”, tha Daçiq.
“Nuk është një detyrë e lehtë. Serbia do të jetë konstruktive. Ekziston gjithashtu një situatë në lidhje me Bosnjen dhe Hercegovinën, nëse BE-ja do të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nëse Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, cila është perspektiva e situatës në rajon?”, tha Daçiq.
Ai shtoi se ndonjëherë mund të mendojmë se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës janë prioritet mirëpo ka shumë tema të tjera, shkruan Kurir.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.