×
  • Lajme
  • Lajme / Votimi në veri

    Krasniqi: Detyrë e shtetit ishte organizimi i këtij procesi, Lista Serbe do monopol mbi politikën serbe në Kosovë

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 11:06
    Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi nga komuna e Leposaviqit ka folur dhe procesit të votimit të sotëm në komunat veriore, ku ka thënë se Qeveria e ka pasur detyrë që t’ju mundësojë qytetarëve të shpresin pakënaqësitë e tyre apo kërkesën për largimin e kryetarëve, përmes të drejtës që u garantohet dhe me ligj, shkruan Reporteri.net.

    Siç tha Ministri, nëse sot në votim marrim pjesë 50 për qind e qytetarëve, e më pas një nga ata voton për largimin e kryetarëve, atëherë presidentja shpall zgjedhjet e parakohshme në komunat ku ka sukses.

    “Qeveria e Kosovës e ka pasur detyrën dhe mandatin për të mundësuar që qytetarët që duan t’i shprehin pakënaqësitë e tyre apo kërkesën e tyre për largimin e kryetarët nga funksioni, të bëjnë paraprakisht me një të drejtë që u garantohet përmes ligjit për qeverisje lokale. Nëse në këtë votim marrin pjesë 50 për qind e qytetarëve plus një dhe ata votojnë për largimin e kryetarëve, pastaj presidentja e vendit do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme në komunat ku do të ketë sukes”, tha Ministri Krasniqi.

    “Detyrë e jona ka qenë që të bëjmë këtë peticion, me këtë mundësi qytetarët e shprehin vullnetin e tyre. Detyrë e shtetit ka qenë edhe organziimi i këtij procesi dhe besoj që gjithçka ka shkuar mirë”, ka thënë Krasniqi para gazetarëve.

    Sipas ministrit, Lista Serbe dëshiron të ketë monopolin mbi politikën serbe në Kosovë, dhe se siç tha ai i shohin institucionet vetëm për vete e jo për qytetarët.

    “Lista Serbe dëshiron që të ketë monopolin mbi politikën serbe në Kosovë. Ata i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët, e ti marrin pagat e Kuvendit të Kosovës”, tha Krasniqi.

    Krasniqi tha se kryetarët e komunave janë palë në këtë proces, dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me ta.

    “Gjithçka sot është qetë dhe mirë dhe organizimi i këtij procesi është në formën më të mirë në secilin aspekt, edhe atë teknik dhe atë praktik por siç po shihet edhe të sigurisë.

    “Kryetarët e komunave janë palë në këtë proces për shkak se kërkesa parashtrohet për largimin e tyre nga komunat. Kam kontakt të vazhdueshëm me ta, dhe takimi i fundit me ta ka qenë ai kur ishim për vizitë me Kryeministrin Kurti”, tha Krasniqi para gazetarëve./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!