Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.
Ai ka deklaruar shtëpi, banesa, tokë, lokal, trual në vlerë të përgjithshme rreth 900 mijë euro, shkruan Reporteri.net.
Lladrovci ka deklaruar tri vetura në emër personal, njëra Audi në vlerë 40 mijë e 500 euro, një veturë tjetër Audi në vlerë 31 mijë euro dhe një Mercedes në vlerë 15 mijë euro, shkruan Reporteri.net.
Ai ka deklaruar edhe dy vetura tjera në emër të fëmijëve, njëra Suzuki në vlerë 23 mijë e 500 euro dhe tjetra Wolsvagen në vlerë 9 mijë e 500 euro.
Lladrovci ka deklaruar në emër personal para të ruajtura në bankë në vlerë 17 mijë e 941 euro, dhe 4 mijë e 209 euro në emër të gruas, kurse në emër të fëmijëve ka deklaruar para të ruajtura rreth 49 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.