Pas fjalimit të presidentes Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dëshiron të bëjë replikë ku dhe në video shfaqet duke ngritur gishtin që t’i jepet fjala, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Vanessa Frazier, përfaqësuese e Maltës që këtë muaj kryeson Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i përgjigjet Vuçiqit duke i thënë se ai mund të replikojë në fund, ashtu edhe siç janë marrë vesh në fillim.
“Ju mund të replikoni në fund të këtij takimi, ashtu siç jemi marrë vesh në fillim”, ishte përgjigja e Frazier.
Por, presidenti serb vazhdon të insistojë duke ngritur gishtin dhe në një moment përfaqësuesja e Maltës dëgjohet duke i thënë kolegës së saj që kishte afër
“Oh, Zot”, thotë Fazier.
Më pas, ajo i jep fjalën, por kërkon nga ai që të flas shkurt./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.