×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj e quajti Vetëvendosjen sekt, kështu i kundërpërgjigjet Albin Kurti

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 10:16

    Sekretari aktual i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj pas daljes nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë disa herë se Albin Kurti e ka shndërruar partinë e tij në një sekt që i shërben vetëm atij.


    ”Shpesh takoj njerëz që i janë mërzitur ndarjes së VV-së. Meqenëse besimtarët e sektit nuk guxojnë as të më flasin sepse i qorton profeti, të tjerët që guxojnë të mendojnë, e kanë kuptuar gjendjen ku është katandisur kjo parti”, ka deklaruar kohë më parë Molliqaj.

    Në intervistën e fundit të dhënë në RTV Ora News, autorja e emisionit “Tempora” Sonila Meço, i tha Kurtit nganjëherë se njohës të shkencave politike Lëvizjen e tij e përceptojnë më shumë si parti e si sekt.

    Por Kurti tha se kjo është një etiketim që tentonhet t’i ngjitet partisë së tij.

    “Sekti është kot dhe është një prej etiketave që nuk ngjitet”, ka thënë Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Ai më pas sikur ka thumbuar Molliqajn edhe pse nuk e ka përmendur me emër, duke thënë se skema të tilla konspirative ndërtojnë veç ata që nuk besojnë në popull.

    “Njerëzit të cilët nuk besojnë në vullnetin e qyetarëve, njerëzit të cilët nuk besojnë në popull fillojnë të ndërtojnë skema konspirative. Nuk besojnë që është e mundur që dikush të lind dhe të rezitojë. Ata që besojnë në popull, që kanë bindje në politikë që njohin vullnetin e qytetarëve si kategori politiuke, nuk çuditen për Lëvizjen tone”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!