×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëpunëtorja e Ivanoviqit ftohet për herë të tretë nga Prokuroria Speciale

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 12:11

    Ksenija Bozhoviq, nënkryetare e Iniciativës Qyetare dhe njëra nga bashkëpunëtoret e ish-liderit Oliver Ivanoviq, për herë të tretë është ftuar për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale, raporton KTV.


    Ajo ka thënë se është e pakuptimtë që bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ivanoviqit të merren në pyetje derisa vrasësi të sillet i lirë.

    Bozhoviq ka deklaruar se do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të Prokurorisë, porse “ata duhet të mos vazhdojnë me maltretime të tilla të marrjes në pyetje kaq shpesh”.

    Ajo është e ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!