Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
I pari i shëndetësisë ka deklaruar shtëpi në vlerë 150 mijë euro (deklaruesit), oborr në vlerë 250 mijë euro (të përbashkët) dhe banesë në vlerë 98 mijë euro (bashkëshortes), shkruan Reporteri.net.
Vitia posedon veturë në vlerë 11 mijë euro, kurse gruaja e tij posedon veturë në vlerë 12 mijë euro.
Sipas deklarimit ministri posedon vetëm 1200 euro para të ruajtura në bankë, kurse gruaja e tij vetëm 142 euro.
Vitia ka deklaruar një kredi për të shlyer në vlerë 86 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.