Policia e Kosovës në ueb faqen e saj ka shpallur rezultatet e kontrollimit mjekësor të mbajtur nga 06.08.2019 deri më 30.08.2019 në klinikën kirurgjike “Aloka” në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, kandidatët të cilët kanë dështuar në test psikologjik kanë të drejtë ankese.
Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej pesë ditëve kalendarike, nga dita e publikimit të rezultateve.
Ankesat duhet të dorëzohen nëpër Drejtoritë Rajonale përkatëse të Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se interesimi i të rinjve dhe të rejave nga të gjitha komunitetet ka qenë mjaft i madh për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës dhe për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve.
Testit psikologjik iu kanë nënshtruar gjithsej 510 kandidatë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.