×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Masë ndalimi për 48 orë për pesë të dyshuarit për plagosjen në Podujevë, të njëjtit po trajtohen në QKUK

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 20:34

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se pesë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës ku 4 persona mbetën të plagosur e 1 prej tyre në gjendje më të rëndë, përcjell Reporteri.net.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

    “Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.

    Prokuroria: Plagosjet në Podujevë dyshohet se ndodhën pas mosmarrëveshjeve mes familjarëve

    Në anën tjetër, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, njoftoi se të njëjtit po trajtohen nën masa të policisë në QKUK.

    “Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e pesë (5) personave të dyshuar në këtë rast, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”. Personat e dyshuar të cilët janë duke u trajtuar në QKUK janë nën masën e sigurisë nga policia”, tha Ulaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!