×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mblidhet Këshilli Ministror për Integrim Evropian

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 22:36

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte, do të marrin pjesë në mbledhjen e VI-të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku do të diskutohet për përgatitjet në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028, përcjell Reporteri.net.

    Kryeministria e ka bërë të ditur këtë sonte përmes një kumtese.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e dikastereve relevante, në mbledhjen e VI-të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), ku do të diskutohet për përgatitjet e vendit tonë në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor si dhe për reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 08:00”, thuhet në njoftimin për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!