×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së tregon për një porosi që ia çoi Kosovës një deputet i Këshillit të Evropës, përkrahës i Kosovës

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 23:45

    Një deputet italian i cili ishte i pranishëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka pasur një kërkesë drejtuar Kosovës, ditën kur u votua për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, shkruan Reporteri.net.

    “Përkahës jashtëzakonisht i madh i Kosovës. Pasi kaloi dhe u votua raporti për Kosovën, u afrua dhe na tha “kam një porosi për ju si liderë të shtetit të ri që jeni. Ju lutem premtimet, zotimet që i bëni te ndërkombëtarët, mbani deri në fund, sepse ne, karshi ju, po i mbajmë fjalët”, është shprehur Musliu Shoshi në emisionin DPT te Fidani.

    Deputetja e PDK-së tha se aktualisht, Qeveria e Kosovës, nuk po i mban premtimet e dhëna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!