Të reshura shiu do të vazhdojnë edhe orëve të mëngjesit lokalisht. Vranësirat mbesin më dominuese edhe të premtën, e të reshura lokale shiu paraqiten edhe pasdite dhe në mbrëmje.
Temperaturat minimale zbresin në 9C e 11C, ndërsa ato maksimale më të ulëta se sot, shkojnë vetëm deri në 14C e 16C. Do të fryjë erë jugperëndimore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 4-15m/s.
Vransira e të reshura shiu parashihen edhe për ditën e shtunë, duke pushuar më vonë pasdite e vranësirat fillojnë të shpërndahen, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 17C e 18C. Nga e diela më shumë intervale me diell, ndërsa të reshurat mbesin si mundësi përreth viseve malore. Temperaturat në fillim të javës shkojnë deri në 22C e 24C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.