×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje si në filma në Gjilan: Një person refuzon të ndalet dhe sulet me veturë drejt policit, ai përmes xhamit ia merr çelësat dhe arrin ta ndalë

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 9:38

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i saj është sulmuar në Gjilan.

    Në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje.

    Sipas njoftimit, një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi që nuk ka respektuar zyrtarin policor për të ndaluar veturën e tij dhe i njëjti pasi është ndalur me veturë ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit, ku polici ka arritur përmes xhamit të hapur t’ia marrë çelësat e veturës dhe të fikë veturën, thekson raporti.

    “Gjilan / 02.05.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që nuk ka respektuar zyrtarin policor për të ndaluar veturën e tij dhe i njëjti pasi është ndalur me veturë ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit, ku polici ka arritur përmes xhamit të hapur t’ia marrë çelësat e veturës dhe të fikë veturën. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson raporti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!