×
  • Lajme
  • Lajme / Diskutohen detajet finale

    Rama: Spitali i kryeqytetit po bëhet

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 10:27
    Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se spitali i kryeqytetit po bëhet.

    Kështu ka njoftuar ai përmes një njoftimi në Facebook, ku shkruan se sot kanë diskutuar për detajet finale.

    “Spitali i Kryeqytetit po bëhet! Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

    Sipas tij ky projekt i shumëpritur që do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.

    “Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian. Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi”, ka shkruar Rama. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!