×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti për lirinë e mediave, Krasniqi: Shuplaka e radhës për pushtetin, Qeveria Kurti na turpëroi përsëri

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 12:57

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa Kufij” është “shuplaka e radhës për Qeverinë e Kosovës”.

    Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti për tri vite me radhë ka sulmuar mediat duke tentuar edhe t’i mbyllë ato.

    “Reporterët pa Kufij” e kanë renditur Kosovën për 19 pozita më ulët në raportin e fundit. Liria e shprehjes për mediat është një nga të drejtat themelore dhe kjo Qeveri per tri vite me radhë ka sulmuar mediat, ka shantazhuar gazetarë të ndryshëm dhe madje ka tentuar të mshel media.

    Kryeminstrit Kurti dhe ministrave të tij ju pengojnë mediat sepse po tregojnë të vërtetën, po zbulojnë afera korruptive dhe për ta zëri kundër duhet të ndëshkohet sepse atë metodë e kanë të instaluar nga regjimet e kaluara, regjimi komunist të cilin nuk e kemi pranuar. Qeveria e turpit, na turpëroi përsëri”, ka shkruar ajo.

    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit hartuar nga “Reporterët pa Kufij” , vërehet se mungesa e vullnetit politik për mbrojtjen e të drejtave të medias po përshpejton rënien e lirisë së saj.

    Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”. Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur u listua e 56-ta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!