Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) me titull “Qëndrojmë bashkë – për Evropën tonë” (We stand together – for our Europe)”, thuhet në njofitmin e ZKM-së.
Kjo konferencë e radhës e PES po organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive socialiste për zgjedhjet evropiane të qershorit.
Ndërkaq, javë më parë, ndërhyrja e Kurti në zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut dhe mposhtja e kandidatit që e përkrahu ai, kanë nxitur kritika të mëdha.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ishte në mesin e shumë opozitarëve që e kanë akuzuar Kurtin për përçarje të shqiptarëve.
Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke përçarë shqiptarët
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka porositur Kurtin që të mos përzihet aty ku nuk e ka vendin.
Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje garoi si parti, por kishte pësuar debakël.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.