×
  • Lajme
  • Lajme / Reporterët pa Kufij

    Partia në pushtet vazhdon sulmin ndaj mediave, Basha krahason RTK-në me RTS-në

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 20:36

    Në ditën kur Organizata “Reporterët pa Kufij” shprehi shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit dhe e vendosi Kosovën për 19 pozita më poshtë dhe cilësoi se po kërcënohet pikërisht nga autoritetet politike, deputeti i partisë në pushtet, Dimal Bashka ka ndërhyrë në punët e mediave.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka cilësuar pyetjet e gazetares së RTK-së rreth çështjes së Asociacionit si diçka që do të ishte shqetësim vetëm i Televizionit Publik të Serbisë dhe temë që s’duhej të ngrihej si shqetësim në RTK.

    Gazetarja e RTK e ka cilësuar një gjuhë të tillë si fyerje për të duke i thënë deputetit të pushtetit, se Asociacioni s’është interes as i RTK e as i saj personal, por kërkesë e aleatëve në kuadër të procesit të dialogut.

    Basha ka vazhduar me qasjen e tij arrogante ndaj gazetares së televizionit publik, duke i thënë se “pse po e bon temë apet a keni me e bo Asociacionin”, meqë ka folur njëherë për punën e marrëveshjes me Serbinë.

    Momentet mund t’i ndiqni në minutat e fundit të videos direkt në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!