Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të shumtë në lagjen Hajvali të Prishtinës, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, u shpreh se e gjithë Kosova, nga pleqtë e deri tek më të vegjlit, i kanë kthyer sytë nga LDK-ja, jo për shkak të frikës, por për shkak të besimit.
Sipas një njoftimi, ajo theksoi se raporti i saj me qytetarët e Kosovës nuk është raport i politikanit me qytetarin vartës, por i qytetarit me qytetarin, duke iu bërë thirrje që t’i bashkohen LDK-së në çlirimin final të Republikës nga krimi dhe korrupsioni.
“Sa herë është rrezikuar Republika, atë e ka shpëtuar mobilizimi i qytetarëve”, tha ajo.
Më tej, kandidatja për kryeministre potencoi se beteja jonë është mes duarve të punës dhe duarve të krimit. Prandaj, qytetarët e Hajvalisë nuk duhet të lejojnë që t’u merret vota e cila pastaj do t’u tjetërsohet dhe t’u bartet diku tjetër.
“Askush nuk mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra”, tha Osmani, duke shtuar se ekziston vetëm një parti së cilës nuk i është mbyllur kurrë dera e miqve, e ajo është LDK-ja.
“Besimin tuaj nuk do ta tjetërsoj kurrë, nuk do ta dërgoj aty ku nuk duhet. Nuk e kam bërë kurrë. Qytetari është dëshmitari im”, tha ajo në fund.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.