I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta zhvilluar vizitën zyrtare.
Ai ka treguar që ka zhvilluar takim me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin thotë se ka diskutuar thellë.
“Pata një takim me Escobarin, ku hymë në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjerë me rëndësi gjatë qëndrimit tim këtu”, ka shkruar Lajçak, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Just arrived in 🇺🇸. Had a very productive meeting with US special envoy Escobar, diving into some in-depth discussions. Looking forward to other enriching conversations during my stay here. pic.twitter.com/upcZHTb3x7
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 7, 2024
Vizitën e Lajçakut në SHBA e ka paralajmëruar një ditë me parë Ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Evropë, James O’Brien, i cili ka bërë të ditur se temë e diskutimeve të tyre do të jetë Ballkani Perëndimor.
Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se Escobar së shpejti do të ngarkohet me një detyrë të re, ndërkaq Lajçaku në muajin shtator do ta përfundojë mandatin e tij si i dërguar për dialogun dhe të shkojë ambasador i BE-së në Zvicër. /Reporteri.net/
Deputy Assistant Secretary Gabe Escobar and I plan to welcome @MiroslavLajcak later this week to coordinate U.S.-EU support for the Western Balkans pic.twitter.com/XgY8M0rxpB
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) May 6, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.