Pesë persona janë sulmuar me mjete të forta nga persona ende të paidentifikuar dje gjatë ditës në Gjakovë, raporton Gazeta Reporteri.net.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se viktimat – katër burra dhe një grua – kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë në spital.
Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin, teksa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të dyshuar të cilët menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur.
“Pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale, janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati (nuk dihet identiteti i tyre). Njëri prej viktimave është dërguar në QKUK, njëri në spitalin e Gjakovës, ndërsa tre të tjerët pas trajtimit mjekësor janë liruar rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.