Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari për të diskutuar mbi zgjerimin e ushtrisë dhe të arriturat e deritashme.
Kurti ka shkruar në Facebook se buxheti i dyfishuar, armatimi i trefishuar dhe katërfishimi i trajnimeve “është rruga e sigurt drejt NATO-s”.
Ai ka thënë se “rritja e FSK-së është e paparë” në më pak se dy vjet e gjysmë që kur Jashari është në krye të ushtrisë së Kosovës.
“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurt drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti në Facebook./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.