Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francavilla al Mare në Itali, dy ditë më parë, pasi një 27-vjeçar shqiptar ka qëlluar 11 herë me thikë një grua moldave.
Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ishte prezenca e një qenit të 33-vjeçares, i cili bëri që agresori të ndalonte ndaj gjuajtjeve me thikë.
KRIMI:
Roland Bushi kishte rënë në dashuri gruan, por ajo kishte refuzuar për një kohë të gjatë pavarësisht këmbënguljes së të riut shqiptar.
Pas refuzimit të pestë, gjërat u përkeqësuan. I riu ngjiti gardhin e jashtë dhe me një thikë në dorë sulmoi gruan plot 11 herë.
Në këto momente ndërhyri edhe qeni i saj, i cili u hodh kundër sulmuesit duke arritur ta kafshonte dhe t’i shkaktonte plagë në duar dhe fytyrë. Pas këtij Bushi u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes por dështoi. Tani, gjendet pas hekurave të burgut.
Nëna e 33 vjeçares e cila siç raportohet nga “AbruzzoWeb” ishte në Itali për të vizituar vajzën e saj, ndodhet në gjendje shoku.
“Ne kemi ardhur në Itali me pushime për të vizituar vajzën time, dhe tani ajo është në spital”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.