Policia ka arrestuar një person në Pejë pasi i njëjti ishte martuar me një të mitur nën moshën 16-vjeçare, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Pas intervistimit të palëvem e mitura është kthyer në shtëpinë e babait me dëshirën e saj, derisa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi:
BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16-VJET
Pejë 11.05.2024 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ishte martuar me të miturën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe viktima me dëshirën e saj është kthyer te prindi i saj (babai). Ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.