×
  • Lajme
  • Lajme / Arrestohet i dyshuari

    Një i mitur sulmon disa herë me kaçavidë një person në Viti

    Reporteri
    12 Maj 2024 | 10:30

    Pas një konflikti verbal mes dy personave në Viti, është përfshirë një i mitur i cili ka goditur disa herë njërin nga ta, shkruan Reporteri.net.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i mituri me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi:

    VRASJE NË TENTATIVË

    Viti 11.05.2024 – 15:40. Pas një konflikti verbal në mes të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, në rast është përfshirë edhe i dyshuari mashkull kosovar –i mitur, i cili e ka sulmuar me kaçavidë viktimën duke e goditur disa here duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari i mitur me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!