Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është kthyer odave për të takuar qytetarët e komunave të ndryshme të vendit. Ai gjatë muajit prill ishte në disa oda, dhe ashtu ka vazhduar edhe në fillim të muajit maj, shkruan Reporteri.net.
Takimin në oda e nisi në muajin e shenjtë të Ramazanit më 7 prill në Lipjan, pastaj vazhdoi në Malishevë më 13 prill, më pas në një odë në Obiliq më 29 prill, në Istog më 30 prill, kurse më 10 maj qëndroi në një odë në Suharekë.
Nga odat Abdixhiku kritikoi pushtetin e Albin Kurtit duke e quajtur popullist, që po krijon zymtësi ekonomike e zbrasje të vendit, ndërsa thotë se partia që udhëheq po merr mbështetje të gjërë popullore dhe se ka një program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës, shkruan Reporteri.net.
Mesazhi që dha në odat e fshtatrave të Suharekës
Në takimin e fundit më 10 maj të zhvilluar në odat e fshatrave Sopijë e Budakovë të Suharekës, kreu i LDK-së, siç ka njoftuar në Facebook ka folur me banorët atje siç thotë për regresin politik, zymtësinë ekonomike e zbrasjen e vendit.
“Takimet me qytetarë i vazhdova sonte në Suharekë, në qendër, dhe fshatrat Sopijë e Budakovë. Mes familjarëve e kryefamiljarëve shtrova pikëpamjet tona mbi regresin politik, zymtësinë ekonomike e zbrasjen e vendit si sfidë kombëtare që s’po merr përgjigje shtetare!
LDK ka një program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës. Që e bën të ardhmen, kujdeset për familjen e rindërton aleancat. Rizgjimi popullor i djathtë dhe Lidhja shkojnë bashkë.
Pritja e deritanishme në çdo fshat, qytet e anë, është shpresë për vetëdijen e lartë të popullit të Kosovës për të përballuar popullizmin si rrezik identitar!
Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë! “, ka shkruar Abdhixku, shkruan Reporteri.net.
Në takimin që zhvilloi me banorët e fshatit Uçë e në Istog të Poshtëm, të komunës së Istogut, Abdixhiku, kritikoi pushtetin e Albin Kurtit duke e quajtur popullist, ndërsa tha se LDK po ribëhet e po merr mbështetje të gjërë popullore, shkruan Reporteri.net.
“Sonte, në dy takime bashkëbiseduese, në fshatin Uçë e në Istog të Poshtëm, të komunës së Istogut.
Rizgjimi i madh i djathtë po merr formë. Në çdo qytet e fshat, Lidhja jonë po ribëhet. Ajo sërish po merr mbështetjen e gjërë popullore si organizim nacional kundrejt pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik. Ju faleminderit për pritjen dhe gjithë këtë interesim të madh. Rrugën do ta bëjmë bashkë!
Gjatë ditës qëndrova edhe në fshatin Vrellë. Aty ndava mirënjohje për Avdyl Bicajn dhe nderova gjithë familjen e tij, për kontributin e dhënë në lëvizjen kombëtare për shtetësi.
Nderojmë të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen!”, ka shkruar Abdixhiku.
Më 29 prill, kreu i LDK-së, qëndroi në Obiliq në Bregun e Artë, ku sërish kritikoi pushtetin aktual, ndërsa theksoi nevojën për një ngritje të djathtë nacionale.
“Sonte, qëndrova në Obiliq📍, në Bregun e Artë në takim bashkëbisedues me qytetarë. Së bashku me Xhafer Gashin, shpalosëm pikëpamjet e Lidhjes Demokratike mbi jetën e rëndë ekonomike e politike në vend si pasojë e zymtësisë populliste; si dhe nevojën për një ngritje të djathtë nacionale si domosdoshmëri e kohës dhe sfidave përpara.
Praprakisht, vizitova familjen Hashani në Obiliq, të cilëve u shpreha falenderim e mirënjohje për gjithë kontributin e madh në rrugëtimin për liri, pavarësi e demokraci. Përkushtimi i tyre në këtë rrugëtim, është motiv në ecjet tona përpara!
Ju faleminderit për pritjen!”, ka shkruar Abdihxiku.
Kurse më 13 prill qëndroi në një odë në Bellanicë të Malishevës, ku thotë se ka pasur një bashkëbisedim të ngrohtë e të hapur, ndërsa jep mesazhin se “rrugën e bëjmë bashkë”, shkruan Reporteri.net.
“Sonte, qëndrova në fshatin Bellanicë të Malishevës. Oda e familjes Kafexholli ishte e hapur për ne. Aty pata një bashkëbisedim sa të hapur aq edhe të ngrohtë me kryefamiljarë.
Ju faleminderit! Rrugën e bëjmë bashkë”, ka shkruar Abdihxiku.
Ndrëkaq në takimin që zhvilloi gjatë Ramazanit në odat në komunën e Lipjanit, falënderoi familjet atje për kontributin e madh në çështjen kombëtare.
/Reporteri.net/.