Lideri i Vetëvendosje ka thënë se nëse ai vjen në pushtet e ka synim që ta bëjmë Lekun valutë të Kosovës, si Shqipëria.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është pyetur edhe në lidhje me një pikë interesante në programin e tij.
Në këtë pikë të programit, Vetëvendosje kishte shprehur synimin që ta zëvendësonte Euron me Lekun si valutë zyrtare të Republikës së Kosovës.
Kurti megjithatë dukej skeptik gjatë dhënies së përgjigjes për këtë pyetje.
Ai deklaroi se megjithëse e kishin synim dhe dëshirë, “nuk mund të thuhej se një gjë e tillë ishte prioritet”.
Gjatë intervistës në KTV, Kurti i ka dalë kundër një varg idesh të mëhershme në të cilat besonte Lëvizja Vetëvendosje dikur.
Kurti është pyetur edhe nëse kjo ishte hera e fundit që do të kandidonte, duke qenë se kishte kandiduar edhe dy herë të tjera, por në të cilat kishte humbur.
Ai ka kërkuar mirëkuptim, duke thënë se është hera e parë që futemi si favorit në garë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.