×
  • Lajme
  • Lajme / Ministria e Drejtësisë

    Haxhiu: U votua raporti i zbatimit për sundimin e ligjit

    Reporteri
    13 Maj 2024 | 13:20

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se 55% të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për Sundimin e Ligjit janë zbatuar plotësisht ndërsa 26% janë në proces të zbatimit, përcjell Reporteri.net.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu tha se sot në takimin e Komitetit Drejtues për Strategjinë për Sundimin e Ligjit, me sukses u votua Raporti i zbatimit për vitin 2023.

    “Pavarësisht kompleksitetit të aktiviteteve të parapara me Strategji, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet tjera, kanë shprehur dedikim në zbatimin e rekomandimeve që parashihen me Strategji”, thuhet në njoftimin e Haxhiut në Facebook.

    Haxhiu, shkruan se “përkushtimi ynë do të vazhdojë tutje në adresimin e ngecjeve eventuale dhe në zbatimin e plotë të Strategjisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!