Rreth 1250 minatorë e punëtorë të minierës “Trepça” nuk kanë marrë ende pagat e tyre për maujin prill.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi.
Ai bëri të ditur se 350 minatorë, që i përkasin ndërrimit të parë, kanë refuzuar të vazhojnë punën pa i marrë pagat për muajin e kaluar.
Në nëntor të vitit të kaluar, në ditën e dhjetë të grevës së minatorëve të Trepçës, ajo ishte ndërprerë, pas arritjes së marrëveshjes zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës.
Sipas marrëveshjes, pagat e minatorëve nuk do të dilnin më vonë se data 10 e çdo muaji./Reporteri.net/