×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet, kështu u dogj fabrika e produkteve të specave në Krushë të Madhe

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 14:01

    Gjatë ditës së sotme është djegur fabrika e përpunimit të specave të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumi Graishta, i cili ka thënë se sipas vlerësimeve të para dëmet janë të mëdha.

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka publikuar disa fotografi nga djegia e hapësirave të Kooperativës Bujqësore “Krusha”. Ai ka shprehur keqardhje për këtë incident duke i siguruar përfaqësuesit e Kooperativës dhe punëtorët, se pas vlerësimit të dëmeve, komuna  me të gjitha kapacitetet do t’u dalë në ndihmë, shkruan Reporteri.net.

    “Unë si Kryetar i Komunës dhe institucionet lokale, i sigurojmë përfaqësuesit e Kooperativës dhe punëtorët, se pas vlerësimit të dëmeve, do t’i qëndrojmë afër me të gjitha kapacitetet dhe do t’i dalim në krah Kooperativës, me qëllim që të lehtësojmë kthimin sa më të shpejtë të punës në këtë kompani të rëndësishme si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit”, ka shkruar ndër të tjera Latifi.

    Postimi i plotë:

    Me keqardhje kuptova për incidentin dhe djegien e hapësirave të Kooperativës Bujqësore “Krusha”!

    Me të dëgjuar lajmin, bashkëpunëtorët e mi dhe ekipi i zjarrfikësve vizituan vendin e ngjarjes dhe u njoftuan nga afër mbi dëmet, që janë të mëdha.

    Unë si Kryetar i Komunës dhe institucionet lokale, i sigurojmë përfaqësuesit e Kooperativës dhe punëtorët, se pas vlerësimit të dëmeve, do t’i qëndrojmë afër me të gjitha kapacitetet dhe do t’i dalim në krah Kooperativës, me qëllim që të lehtësojmë kthimin sa më të shpejtë të punës në këtë kompani të rëndësishme si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit.

    Kooperativa “Krusha”, falë punës frymëzuese e të palodhshme të grave fermere, sot ka fituar respektin e të gjithë neve, si tregim suksesi. Shpresojmë se do të kapërcehet sa më shpejtë kjo situatë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!